Politike

“Heqim njohjen e Kosovës”/ Ministri i Jashtëm kundër presidentit çek: Nuk ndodh! Se tërheqim mbrapsht qëndrimi

13 Shtator 2019, 09:24 Nga DOSJA
“Heqim njohjen e Kosovës”/ Ministri i Jashtëm kundër

ÇEKI- Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë me në krye Tomáš Petříček ka reaguar zyrtarisht lidhur me deklaratën e presidentit çek Millosh Zeman në Beograd lidhur me Kosovën. (LEXO KËTU)

Në reagimin zyrtar, ministria sqaroi se Republika e Çekisë e ka njohur plotësisht dhe përfundimisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Duke shtuar se në historinë e saj nuk ka ndodhur kurrë që të hiqet njohja për ndonjë shtet.

“Qeveria e Republikës së Çekisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka dhënë pëlqimin për vendosjen e raporteve diplomatike. Është njohje ‘de jure’, pra është njohje e plotë dhe përfundimtare nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Republika e Çekisë asnjëherë nuk e ka tërhequr njohjen ndaj ndonjë shteti”, thuhet në faqen e ministrisë.

Deklarata e ministrisë vjen pas asaj të presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, i cili gjatë vizitës në Beograd, tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike millosh zeman njohja e kosoves presidenti cek tomáš petříček millosh zeman njohja e kosoves presidenti cek tomáš petříček

Sondazh

Poll