Aktualitet

Papunësia në vend, INSTAT nxjerr shifrat, sa është ulur në tremujorin e dytë të vitit

Zyrtarisht  niveli i papunësisë për periudhën prill-qershor 2019 ka zbritur në 11,5%.
Featured image of article: Papunësia në vend, INSTAT nxjerr shifrat, sa është ulur në tremujorin e dytë të vitit Foto ilustruse

Shqipëri-“Papunësia në vend shënoi rënie prej gati 1 përqind në tremujorin e dytë të vitit”, lajmëroi Instituti i Statistikave.

Zyrtarisht  niveli i papunësisë për periudhën prill-qershor 2019 ka zbritur në 11,5% ; udhëhequr nga punësimet në sektorin e shërbimit dhe bujqësisë. Akademiku për çështjet sociale, Kosta Barjaba thotë se ky është një zhvillim pozitiv, por ndërkohë duhet që punësimi në vend të drejtohet te sektorët e prodhimit.

Edhe papunësia te të rinjtë ka pësuar rënie, por ajo është më e lartë se grupmoshat e tjera. Akademiku për Çështjet Sociale, Kosta Barjaba thotë se nxitja e punësimit te të rinjtë duhet të vijë përmes arsimit dhe përgatitjes profesionale. Rritje e punësimit do të thotë zhvillim ekonomik, dhe rritje pagash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Channel 

J.V/Dosja.al

Shto Koment