Politike

Negociatat/ Rama takon Merkel në Berlin: Kërkoj PO-në, mike e vërtetë. Kancelaria: Vendosim në fund!

13 Shtator 2019, 08:18 Nga DOSJA
Negociatat/ Rama takon Merkel në Berlin: Kërkoj PO-në, mike e

BERLIN– Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme kancelaren gjermane, Angela Merkel për të lobuar lidhur me çështjen e negociatave. Ishte kryeministri Rama, ai që postoi një video teksa takonte Merkel, ndërsa shoqërohej nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj. Krahas pamjeve të takimit, kreu i qeverisë shkruan: Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë.

Pas takimit të tyre, Rama shkruan ka dalë besimplotë lidhur me qëndrimin e Gjermanisë. “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë,”-shkruan Rama.

Ndërkohë që kancelaria gjermane njoftoi pas takimit me Ramën se vendimi për Shqipërinë do të merret në fund të këtij muaji.

Postimi i plotë:

Takimet për Ramën në Gjermani kanë nisur me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut dhe tanimë vijojnë me kancelaren gjermane. 

Sot kryeministri do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë në Gjermani, me qëllimin të bindë se Shqipëria është gati për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama negociatat me be-në angela merkel edi rama negociatat me be-në

Sondazh

Poll