Politike

Vendet skeptike për Shqipërinë/ Soreca optimist: Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

13 Shtator 2019, 09:26 Nga DOSJA
Vendet skeptike për Shqipërinë/ Soreca optimist: Ka ardhur koha

TIRANE- Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka folur për gazetarët lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. I pyetur për skepticizimin e vendeve anëtare për Shqipërinë, Soreca tha se ky është momenti që BE të japë “Ok” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se autoritetet shqiptare nuk duhet të ndalojnë derisa të bindin të gjitha vendet skeptike.

Ky moment është i rëndësishëm. Fokusi i këtyre ditëve duhet të jetë tek integrimi. Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, unë kam ndjesinë se vendet po përgatiten për këtë avancim ndërkohë që diskutohet me qeverinë shqiptare, por edhe me Brukselin për të ecur përpara siç duhet. Ka deklarata nga vendet anëtare që qartësisht thonë sinjale pozitive. Gjermania është shprehur hapur se tani është koha që të çelen negociatat. Ne besojmë se është tani momenti. Mendojmë se vendet skeptike po reflektojnë. Autoritetet shqiptare kanë për detyrë të merren me këtë deri në tetor. Është e rëndësishme që kontakti të vijojë këto 5 javë. Kryeministri Edi Rama është në Berlin sot, ku ka takuar Merkel dhe jam i bindur se qeveria gjermane do e mbështesë Shqipërinë, pasi Shqipëria është gati.

 

Deklarata e ambasadorit të BE, Luigi Soreca u bë pas firmosjes së marrëveshjes “Ipa 2018”, me ministrinë  e Jashtme shqiptare. BE ka akorduar 94 milionë euro për Shqipërinë, për disa fusha, ku fokusi mbetet tek Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca negociatat me be-në vendet skeptike luigi soreca negociatat me be-në vendet skeptike

Sondazh

Poll