Politike

Nuri Belba kallëzon penalisht ish-kryetaren e Prenjasit, reagon Miranda Rira: Sulm politik i Ballës (AKUZA)

13 Shtator 2019, 10:46 Nga DOSJA
Nuri Belba kallëzon penalisht ish-kryetaren e Prenjasit, reagon Miranda

Prrenjas- Kallëzohet penalisht ish-kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira.  Nuri Belba, kryetari aktual, ka kallëzuar Rirën për “shpërdorim detyre”për ndërtimin e një fushe sporti në këtë qytet. Fjala është për procedurën e ndjekur nga Bashkia drejtuar aso kohe nga Rira, për “Ndërtimin e fushës së re të sportit, bashkia Prrenjas”, sipas paditësit, realizuar në kushtet e shkeljes ligjore.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Miranda Rirës, e cila është shprehur se gjiithçka është sulm politik i Taulant Ballës. Ajo nuk ka ndaluar akuzat edhe ndaj Belbës, duke e quajtur “Shukriun e Prrenjasit” dhe njeri të pashkolluar.

“Kuptohet se kjo eshte lufta politike e Tao Balles ndaj meje dhe jo e Nures, sepse ate e terheqin prej hunde! Qysh se u fitua projekti i ndertimit te fushes se sportit e deri tani, keta mercenare te veshur me pushtet politik, keta pelivane qe kane zaptuar nga KPP ( Komisioni Prokurimit Publik) dhe institucione te tjera publike, keta qe zhvatin cdo dite miliona leke nga hecet ne Librazhd e Prrenjas,keta qe bejne namin me çdo vend pune e me çdo tender ne 7 bashkite e qarkut te Elbasanit, keta qe paguajne media e kanale televizive per te bere skupe, keta gjoja ngrene edhe padi!”, shprehet ndër të tjera ajo.

Belba gjatë fushatës elektorale,  premtoi se do të depozitonte kallëzim sapo të merrte çelësat e bashkisë pasi ngriti akuza për procedurën. Tashmë çështja ndodhet në duart e prokurorëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kallëzohet penalisht miranda rira miranda rira nuri belba kallëzohet penalisht miranda rira miranda rira nuri belba

Sondazh

Poll