Politike

Merkel poston foton nga takimi me Ramën, ja dhurata speciale e kryeministrit për kancelaren

13 Shtator 2019, 10:27 Nga DOSJA
Merkel poston foton nga takimi me Ramën, ja dhurata speciale e

BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka postuar në rrjetet sociale foton nga takimi i zhvilluar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Siç shihet, Rama i ka dhuruar Merkelit librin e tij të fundit me vizatime. Rama u prit nga Merkel në kancelari, dhe pas takimit njoftoi se Merkel është një mike e vërtetë e shqiptarëve.

Në faqen zyrtare të kancelares shkruhet ngjitur fotos: Kancelarja Merkel priti Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë në kancelari. Politikani që është gjithashtu një artist, solli për kancelaren librin e tij të fundit si një suvenir.

Postimi i Angela Merkel në Instagram:

 

 

#Kanzlerin Merkel empfängt Edi Rama, Ministerpräsident von #Albanien, im Kanzleramt. Der Politiker ist auch Künstler und brachte der Bundeskanzlerin sein neuestes Buch mit. — Chancellor #Merkel receives Edi Rama, Prime Minister of #Albania, at the Chancellery. The politician is also an artist and brought the Chancellor his latest book as a souvenir. #Bundeskanzlerin #Politik #politics #Austausch

A post shared by Angela Merkel (@bundeskanzlerin) on

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej dy ditësh një tur takimesh në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Dje Rama ishte në Pragë, ku takoi të tjerë liderë lidhur me vendimin që do të merret në tetor për Shqipërinë. Sot, ai takoi kancelaren gjermane, e cila siç njoftoi Rama, por edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar sërish mbështetjen që Gjermania ka për Shqipërinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama edi rama ne berlin angela merkel edi rama edi rama ne berlin

Sondazh

Poll