Politike

Kriza/ Soreca: Palët të ulen në dialog, shkaku le të jetë Reforma Zgjedhore (Video)

13 Shtator 2019, 09:40 Nga DOSJA
Kriza/ Soreca: Palët të ulen në dialog, shkaku le të

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje për të disatën herë partive politike që të ulen në dialog dhe t’ja nisin nga Reforma Zgjedhore. Soreca tha se mbi 91% e popullit shqiptar kërkon hapjen e negociatave me BE, për t’u bashkuar me familjen europiane.

Ju kemi kërkuar partive që të përfshihen në dialog. E kemi bërë gjithmonë dhe janë të shumta thirrjet tona për dialog. Dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike si përshembull Reforma Zgjedhore, e cila do të sillte diçka shumë të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë. Më lejoni që t’ju kujtoj që 91% e popullit shqiptar duan që të bashkohen me BE.

 

Deklarata e ambasadorit të BE, Luigi Soreca u bë pas firmosjes së marrëveshjes “Ipa 2018”, me ministrinë  e Jashtme shqiptare. BE ka akorduar 94 milionë euro për Shqipërinë, për disa fusha, ku fokusi mbetet tek Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike luigi soreca reforma zgjedhore kriza politike luigi soreca reforma zgjedhore

Sondazh

Poll