Sport

"Mykhailo Mudryk është më i shpejtë se Mbappé, ai mund të shkatërrojë këdo"...

Don Hutchinson, një ish-lojtar i Liverpoolit, West Hamit dhe Evertonit, është plot lëvdata për nënshkrimin e ri të Chelseat

17 Janar 2023, 15:21 Nga DOSJA

"Mykhailo Mudryk është më i shpejtë se Mbappé,

ANGLI - 100 milionët (70+30) të paguara nga Chelsea për Mykhailo Mudryk (Krasnohrad, 2001) kanë krijuar pritshmëri të pazakonta. "Nëse ai do të kishte një pasaportë braziliane, do të vlente 100 milionë. Nëse dikush e dëshiron atë, ata do të duhet të paguajnë shumë para,"- pati paralajmëruar Darijo Srna, drejtori i futbollit i Shakhtarit.

Më në fund, ai ia doli mbanë. "Mudryk është më i mirë se të gjithë brazilianët që kemi pasur. Nuk është demagogji. Do të guxoja të them se ai është lojtari më i mirë në Europë në pozicionin e tij pas Mbappe, Neymar dhe Vinicius. Ai ka gjithçka dhe e tregon në çdo ndeshje. Luan me të majtën, me të djathtën, bie në sy një për një...”,- këmbëngulte Srna.

Në Angli ata janë të padurueshëm për të parë debutimin e tij. Për më tepër, Don Hutchinson, një ish-lojtar i Liverpoolit, West Hamit dhe Evertonit, ndër të tjera, ka kontribuar në nxitjen e 'hipit' rreth anësorit të ri të majtë të Chelseas në kanalin zyrtar Premier.

"Mbappé mund të jetë më i shpejtë në distanca të shkurtra, por, mbi 20 metra, Mudryk është më i shpejtë se Mbappé. Është elektrik, i fortë, i fuqishëm... Është një sprinter",- siguron ish-lojtari i kombëtares skoceze.

"Mykhailo Mudryk është më i shpejtë se Mbappé,

Don Hutchinson ka të drejtë. Mudryk ishte lojtari më i shpejtë në fazën e grupeve të Champions League, i barabartë me Ousmane Dembélé, me një shpejtësi maksimale prej 36.6 km/h. Ai ia kaloi Rafael Leaon (36.5), Fede Valverde (36.3), Nuno Tavares (36.2) dhe Alphonso Davies (36.2) në ‘fotofinish’.

Megjithatë, Don Hutchinson kërkon durim për ish-lojtarin e Shakhtarit: "Është e vërtetë që ai ka kushtuar 100 milionë, por ai nuk është ende një lojtar i bërë, nuk është as afër. Ai ende nuk mund të jetë i mahnitshëm që në fillim, por mundet të shkatërrojë këdo”.

Ai madje miratoi nënshkrimin e tij përpara se të bëhej zyrtar. "Kam komentuar 6-7 ndeshjet e fundit të Shakhtarit në ligën e Ukrainës dhe shumë nga ndeshjet e tyre në Champions League, kështu që kam parë shumë Mudryk. Prandaj, mund të them se ai është shumë më i shpejtë dhe më dinamik se Grealish apo Antony dhe potenciali i tij është i madh.

Don Hutchinson këshillon Graham Potterin për rolin ideal për Mudryk, i cili ka regjistruar 10 gola dhe tetë asistime në 18 paraqitjet e tij për Shakhtar këtë sezon:  "Anësor i majtë. Nisja nga ai pozicion i lejon atij të ikë me hapësirë. Nuk e shoh që ai të luajë si '9' i rremë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll