Sport

Trajneri Scaloni tregon për herë të parë klimën dhe marrëdhënien e tij me Leo Messin: “Ai është më i miri në histori”...

“Gjëja e parë që bëmë unë dhe Aimar, kur u emëruam në krye të ‘albicelestëve’ ishte një video-telefonatë me Messin. Gjëja e parë që i thamë ishte “Të presim. Dhe ai erdhi…”.

17 Janar 2023, 09:54 Nga DOSJA

Trajneri Scaloni tregon për herë të parë klimën dhe

SPANJE - Lionel Scaloni, trajner argjentinas i futbollit dhe kampion bote në Katar 2022, deklaroi se nëse do t'i duhej të zgjidhte mes Diego Armando Maradonës dhe Leo Messit, ai do të zgjidhte Messin, "më i miri në histori" dhe me të cilin tha se ka "diçka të veçantë".

“Gjëja e parë që bëmë unë dhe Aimar kur u emëruam në krye të kombëtares ‘albiceleste’ ishte një video-telefonatë me Messin. Gjëja e parë që i thamë ishte “Të presim. Kthehu. Dhe kështu ishte, ai erdhi në 7-8 muaj dhe gjeti një grup të mrekullueshëm."

Scaloni tregon edhe preferencat e tij si futbollist mes Maradonës dhe Leo Messit, dy lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Argjentinës. "Nëse më duhet të qëndroj me një, do të qëndroj me Leon, me të cilin kam diçka të veçantë. Ai është më i miri në histori, edhe pse Maradona ishte gjithashtu i mrekullueshëm",- theksoi ai.

Trajneri Scaloni tregon për herë të parë klimën dhe

"Të stërvitësh Messin nuk është e vështirë. Në nivel teknik ai nuk mund të korrigjohet, por nganjëherë ka presion, ose i shpjegohet një mënyrë sulmi. Të presësh, të vjedhësh topa dhe kur ka gjak, ai është numri një",- tha Scaloni, në ' El Partidazo' të Cadena COPE.

Trajneri i kampionëve të botës flet edhe për veten. “Unë si lojtar kam qenë një lojtar me shumë zemër... Por nuk mund të luaja në këtë kombëtare të Argjentinës. Nuk do të kisha vend te ‘albicestët’, as t’i shoqëroja, si në vitin 2006. Niveli është rritur shumë. Unë ngjaj me De Paul, por ai është shumë më i mire”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll