Sport

Incidente midis tifozëve, Australian Open ndalon flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë…

Organizatorët ka kërcënuar gjithashtu se do të përjashtojë tifozët që shajnë Novak Djokovicin.

17 Janar 2023, 09:22 Nga DOSJA
Incidente midis tifozëve, Australian Open ndalon flamujt e Rusisë dhe

AUSTRALI - Organizatorët e Australian Open, me drejtorin e saj Craig Tiley në krye, duan të kenë gjithçka nën kontroll. Pas një incidenti në tribuna në ditën e hapjes është vendosur, që tifozët të cilët mbajnë flamurin rus dhe bjellorus nuk do të lejohen të hyjnë.

Shumë tifozë rusë u mblodhën në Melbourne Park me flamurin e vendit të tyre për të brohoritur për bashkatdhetaren e tyre Kamilla Rakhimova në duelin e saj të raundit të parë me Kateryna Baindl të Ukrainës. Kjo krijoi momente tensioni dhe tifozët ukrainas kërkuan praninë e policisë.

Situata arriti deri te ambasadori ukrainas në Australi, Vasyl Myroshnychenko, i cili shpejt bëri thirrje që turneu të marrë masa për këtë çështje. "Ideja jonë fillestare është që flamujt mund të mbahen për sa kohë që nuk janë përdorur si provokim,"- raporton Tennis Australia në një deklaratë.

Lufta që po zhvillohet në tokat ukrainase, për shkak të pushtimit të Vladimir Putinit, ka ndarë një pjesë të dhomës së zhveshjes së WTA dhe kjo duket në marrëdhëniet personale mes lojtarëve që janë prishur.

Tenisistët rusë dhe bjellorusë u përjashtuan nga edicioni i fundit i Wimbledon, gjë që bëri që qarqet për meshkuj dhe femra të heqin pikë nga "Grand Slam"-i britanik.

Organizatorët e Australia Open raportoi gjithashtu javën e kaluar se çdo tifoz që ka fishkëllyer praninë e Novak Djokovic në turne do të ftohej të largohej nga objekti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll