Sport

Temperaturat e larta 'godasin' Australia Open, pezullohet për tri orë shumë ndeshje

Për shkak të valës së të nxehtit që e çoi termometrin deri në 37°C, shumë ndeshje të Australian Open u pezulluan për tre orë.

17 Janar 2023, 07:32 Nga DOSJA
Temperaturat e larta 'godasin' Australia Open, pezullohet për tri

AUSTRALI - Me një thermometer, i cili u ngrit deri në 37° në fusha të caktuara, organizatorët e Australian Open morën vendimin, në orën 14:00 (04:00 në Europë), të pezullonin të gjitha ndeshjet që nuk luheshin në një fushë të mbuluar. Vetëm ndeshjet në ‘Rod Laver Arena’, ‘Margaret Court’ dhe ‘John Cain Court’ mundën të vazhdonin.

Shumë tenistë u prekën nga kjo ndërprerje, të cilët duhej të përballonin me durim problemet e tyre në këtë ditë të zgjatur. Ndeshjet rifilluan në orën 7 të mëngjesit me orën europiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll