Sport

Herve Renard përflitet në krye të një klubi, Nice synon trajnerin e Arabisë Saudite…

L’Equipe raporton një lajm të tillë. Trajneri ka kontratë deri në vitin 2027 me sauditët

17 Janar 2023, 07:16 Nga DOSJA
Herve Renard përflitet në krye të një klubi, Nice synon

FRANCE - Hervé Renard mund të rikthehet në drejtimin e një ekipi klubi. Siç raporton ‘L'Equipe’, skuadra franceze e Nices po mendon që ai të zërë vendin e lënë bosh nga Lucien Faivre. 

I lidhur me federatën saudite deri në vitin 2027, Renard kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në krye të ekipeve kombëtare: Gana (zëvendës), Zambia (dy herë), Angola, Bregu i Fildishtë dhe Maroku, përpara se të merrte drejtimin e  Arabisë Saudite (Bijtë e Shkretëtirës), në krye të të cilëve ai u dallua në Botërorin e kaluar për fitoren e bujshme kundër kampionëve të ardhshëm të botës, Argjentinës. 

Eksperienca e fundit e Herve Renard në krye të një ekipi klubi ishte në vitin 2015, te Lille.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll