Sport

E VEÇANTE! Në Brazil lyhet fusha me ngjyrë të gjelbër... për t'u dukur më mirë në TV...

Menaxheri i stadiumit Lanchão, vendosi... të lyejë fushën me ngjyrë të gjelbërt!

17 Janar 2023, 10:59 Nga DOSJA

E VEÇANTE! Në Brazil lyhet fusha me ngjyrë të

BRAZIL - Vendin amerikano-latin i Brazilit po përjeton një çmenduri të vërtetë futbolli këto ditë, si me Kupën, ashtu edhe me fillimin e kampionateve shtetërore në të gjithë vendin. 

Dhe kjo e bën mjaft të lartë numrin e tregimeve që na arrijnë prej andej. Kjo ka të bëjë me ndeshjen e sotme mes Athleticos dhe Florestës, në Kupën e Brazilit. Para ndeshjes menaxheri i stadiumit Lanchão, ka vendosur... të lyejë fushën me ngjyrë të gjelbërt!

Arsyeja? Sipas ‘piktorit’ në detyrë, terreni duhej të dukej mirë në televizion. "Është hera e parë që lyeja një fushë. Por makina nuk e përballoi dot të përmirësonte fushën. Ishte thjesht për të përmirësuar pamjen në televizion",- tha gazetari Zé Luis Beto për SportTV.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll