Sport

Pique futi në xhep më shumë miliona se Barcelona, që e fitoi Superkupën e Spanjës

Superkupa e Spanjës është organizuar edhe një herë në Arabinë Saudite. Kompania Kosmos e ish-futbollistit të katalanasve Gerard Pique, është ndërmjetësja e këtij eventi midis organizatorëve sauditë dhe Federatës Spanjole

17 Janar 2023, 12:29 Nga DOSJA

Pique futi në xhep më shumë miliona se Barcelona, që e fitoi

SPANJE - Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi mundi 3-1 në finale Real Madridin. Përpos trofeut, klubi katalanas përfiton edhe disa të ardhura financiare, të cilat gjithsesi nuk janë të papërfillshme. Sigurisht që paratë flasin edhe në futboll dhe për një event të tillë RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) do të marrë rreth 40 milionë euro për turneun.

Real Madrid dhe Barcelona do të marrin të dy 2.8 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre, sipas Sport. Valencia fitoi 1.7 milionë euro, ndërsa Real Betis mori vetëm 750 mijë euro.

Pique futi në xhep më shumë miliona se Barcelona, që e fitoi

Nga këto 40 milionë euro, katër milionë euro i paguhen si komision Kosmos, kompanisë së Gerard Pique, për arritjen e marrëveshjes. 20 milionë euro nga 23.7 milionë euro të mbetura do të kthehen në piramidën e futbollit profesionist spanjoll.

Kohë më pare, Gerard Pique u kritikua ashpër për marrëveshjes me presidentin e RFEF, Luis Rubiales, ndërsa ishte ende një lojtar aktiv për Barcelonën. Akuza ishte se RFEF dhe Pique do të përfitonin financiarisht nga arritja e Barcelonës (dhe Real Madridit) në finale dhe fitimi i saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll