Sport

Nisin hetimet ndaj presidentit të Federatës Franceze për ngacmim moral dhe seksual...

Prokuroria e Parisit ka njoftuar të martën hapjen e një hetimi për ngacmim moral dhe seksual ndaj Noël Le Graët, presidentit të FFF.

17 Janar 2023, 11:18 Nga DOSJA
Nisin hetimet ndaj presidentit të Federatës Franceze për ngacmim

FRANCE - Dëshmia e menaxheres së lojtarëve Sonia Souid, në të cilën ajo denonconte veprimet e Noël Le Graët ndaj saj, kishte sfiduar futbollin francez dhe përbënte një element më shumë, në faktet e pretenduara kundër presidentit të FFF. Tani çështja do të shkojë në gjykatë.

Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, i pyetur nga AFP, një hetim për ngacmimet morale dhe seksuale u hap të hënën, pas raportimit për "zemërim seksist" që synonte Noël Le Graët. Ky raport është mbledhur nga auditorët e Inspektoratit të Përgjithshëm të Arsimit, Sportit dhe Kërkimit (IGESR) sipas Le Monde.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll