Sport

BOMBA! Dino Baggio pas vdekjes së Viallit akuzon: “Gjithmonë ka pasur doping. Ne duhet të hetojmë atë që kemi marrë”…

Ish-sulmuesi italian, Gianluca Viallit, i cili po luftonte me kancerin e pankreasit që nga viti 2017, vdiq në fillim të këtij muaji.

17 Janar 2023, 11:36 Nga DOSJA
BOMBA! Dino Baggio pas vdekjes së Viallit akuzon: “Gjithmonë ka
Gianluca Vialli, ish sulmues i Juventusit

ITALI - Dino Baggio, ish-mesfushori Italian, në një prononcim për 'TV7', ngriti mundësinë, që  vdekja e Gianluca Viallit, ish-shokut të tij të skuadrës në Juventus, mes viteve 1992 dhe 1994 dhe në ekipin kombëtar, të lidhej me sasitë e dopingut që futbollistët kishin përdorur disa vite më pare.

Ai kërkoi edhe që të hetohen të njëjtat substanca, pasi “shumë ish-lojtarë” janë prekur nga sëmundjet kohët e fundit.

"Duhet të hetojmë substancat që kemi marrë në atë kohë. Gjithmonë ka pasur doping. Duhet të kuptojmë nëse disa suplemente na kanë ndikuar me kalimin e kohës. Kam frikë se po u ndodh edhe shumë ish-lojtarëve",- filloi duke thënë ai.

Ai vazhdoi duke ngritur shqetësime për efektet afatgjata të substancave në fjalë. "Duhet të kthehemi për të parë se çfarë kemi marrë në atë periudhë. Hetoni pak për këto substanca. Nuk e di pse (ai vdiq Vialli), por gjithmonë kishte doping.

Ne nuk merrnim gjëra të çuditshme, ato ishin normale për ne. Por duhet të dimë nëse largohen nga organizmi pas disa kohësh apo qëndrojnë përgjithmonë. Kam kujtime të bukura nga Vialli. Ai ishte një njeri i madh në dhomat e zhveshjes dhe donte të ndihmonte më të rinjtë të rriteshin”, përfundoi ai.

Gianluca Vialli, mbani mend, vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 58-vjeçare. Ai po luftonte me kancerin e pankreasit që nga viti 2017.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll