Sport

Arrestohet Messina Denaro, Totò Schillaci: "Në klinikë u bë si në Far West"…

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane ishte në mesin e pacientëve të pranishëm në La Maddalena kur u ndërhyrja e karabinierëve për arrestimin e mafiozit

17 Janar 2023, 07:04 Nga DOSJA
Arrestohet Messina Denaro, Totò Schillaci: "Në klinikë u
Totò Schillaci, një ish-sulmues i kombëtares italiane, Palermos dhe Juventusit

ITALI - Arrestimi i Matteo Messina Denaro u përjetua drejtpërdrejt nga Totò Schillaci, një ish-sulmues i kombëtares italiane, Palermos dhe Juventusit, ndër të tjera. Ai ishte dëshmitar okular i sulmit të karabinierëve në klinikën La Maddalena për arrestimin e të arratisurit të famshëm. 

"Po prisja të hyja në klinikë, kur pashë të vinin të gjithë policët me kapuç dhe ne u ndalëm, - tha ai për ‘La Repubblica’ pak jashtë klinikës. - Nuk pashë asgjë, ishim të gjithë të bllokuar, por papritmas u bë Far West".

Superbosi mafioz Matteo Messina Denaro, në arrati prej 30 vitesh, u arrestua të hënën në mëngjes jashtë klinikës private "La Maddalena" në Palermo, ku po qëndronte me një emër të supozuar (Andrea Bonafede është emrin në dokumentin që kishte paraqitur në objekt) për t'iu nënshtruar trajtimit. Ai ishte operuar një vit më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll