16 Janar 2023, 12:16
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k, Enver Sheshi u vra nga mafia e djegësve. Duke folur në konferencë për mediat, Berisha theksoi se Sheshi u vra për shkak se vendosi që të fliste, duke shtuar se qeveria po përpiqet me çdo kusht që të mbulojë vdekjen e tij.
"Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë përfundimisht se ky është shteti i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve. Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësave. Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste. Dhe pas kësaj, xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, e cila ka për kokë direkt, Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve, ta çojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm," tha Berisha.
Po ashtu Berisha ka theksuar se qeveria për të mbuluar vdekjen e Sheshit nuk ka lejuar që Komiteti i Helsinkut të hetonte vrasjen e tij.
"Pra, Enver Sheshi dinte shumë të fshehta. Kishte dëgjuar shumë. Veprimet i kishte kryer me garanci të madhe për mbrojtje. Nuk jam këtu për të bërë nekropolitikë, jo! Por, në çdo rast, vdekje në rrethana të dyshimta, akti i parë me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, është transparenca e plotë për të gjithë ndodhitë. Çfarë ndodhi me Enver Sheshin? Bllokim total i një hetimi nga shoqëria civile. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i sinjalizuar për dyshimet e forta për vdekjen e Sheshit, dërgoi vëzhguesit e pavarur në institucionet përkatëse. Vëzhguesit e pavarur, gjetën në çdo institucion që trokitën, bllokim, mashtrim. Ata konstatuan se drejtori i burgut 313 nuk pranoi t’i lejonte ata të njiheshin dhe të merrnin të dhënat më elementare, madje as të këqyrin qelinë ku i ndjeri Enver Sheshi. Nuk u lejuan të takojnë asnjë gardian, asnjë punonjës të burgut, as ata që vuanin dënimin së bashku me të. Komiteti i Helsinkit gjeti të njëjtën situatë në Prokurorinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit," shtoi Berisha.
Berisha gjithashtu u ka bërë thirrje organizatave si OKB dhe Amnesty International në mënyrë që të hetojnë vdekjen e Sheshit.
"Pra, këto qëndrime, të cilat zëvendësojnë transparencën e domosdoshme në këto rrethana të vdekjes së një njeriu në duart e shtetit, me bllokimin e kësaj transparence, flasin në favor të tezës, të atij mendimi, se kemi të bëjmë me një akt të mafies. Në vdekjen e Enver Sheshit ka gisht mafia qeveritare e djegësave. Sot u bëj thirrje Komitetit Antitorture të Këshillit të Europës, Komisionit të Drejtave të Njeriut të OKB, por edhe Amnesty International, të bëjnë gjithçka për të zbardhur vdekjen e këtij qytetari, e cila është vdekja e radhës në vdekjet e shumta në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku aplikohen torturat dhe kanë humbur jetën shumë e shumë të burgosur dhe të paraburgosur në duart e këtij shteti mafioz," tha Berisha.
Enver Sheshi, 59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi ishte arrestuar më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Enver Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k. Ai akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim.
sali berisha enver sheshi
Politike
16 Janar 2023, 11:56
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së...
Politike
16 Janar 2023, 11:55
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mohuar që kryeministri Edi Rama të ketë...
Politike
16 Janar 2023, 11:50
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë p&e...
Politike
16 Janar 2023, 11:47
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nuk ka preferuar të japë asnjë koment n&e...
Politike
16 Janar 2023, 11:46
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Soicaliste, Taulant Balla është shprehur se kryeministri Edi Rama i...
Politike
16 Janar 2023, 11:29
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament, në mbledhjen e...
Politike
16 Janar 2023, 10:10
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është paraqitur në Gjykatë ditën e sotme në ku...
Politike
16 Janar 2023, 09:10
F.M
Spitali
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, por nuk ka dhën&e...
Politike
15 Janar 2023, 17:33
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i rikthehen nesër parlamentit pas pushimeve. Nes&eu...
Politike
15 Janar 2023, 16:24
k.m.
GREQI- Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, e ka bërë sërish! Sot, ka publikuar disa foto nga një festë e dysh...