Politike

Rama kritikoi Xhaçkën? Balla: Aspak e vërtetë, ministrja ka prezencë të rregullt, mos u merrni me thashetheme

Balla tha se Xhaçka ka prezencë korrekte. 

16 Janar 2023, 11:55 Nga F.M
Rama kritikoi Xhaçkën? Balla: Aspak e vërtetë, ministrja
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mohuar që kryeministri Edi Rama të ketë kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit në selinë rozë, Balla tha se Xhaçka ka prezencë korrekte. 

"S'është aspak e vërtetë, për t'ju referuar të gjithë atyre thashethemeve që po qarkullojnë. Zonja Xhaçka ka prezencë të vazhdueshme. Nuk është apsak e vërtetë kjo gjë,"- tha Balla. 

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili i është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën. Në fokus ishte edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, mësohet se ë lavdëruar Elisa Spiropali, ndërsa në optikën kritike, ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

taulant balla rama mbledh grupin 16 janar 2023

Sondazh

Poll