Politike

FOTOT: Kryebashkiaku i Dropullit feston me flamurin e “Vorio Epirit”, skandali që u nxorr si krenari edhe në rrjetet sociale

Për më tepër që as nuk është munduar që ta fshehë.

15 Janar 2023, 16:24 Nga k.m.

FOTOT: Kryebashkiaku i Dropullit feston me flamurin e “Vorio

GREQI- Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, e ka bërë sërish! Sot, ka publikuar disa foto nga një festë e dyshimtë, ku ka marrë pjesë. Madje dhe ka postuar edhe foto nga festat shoqatave të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, por publikon edhe foto me flamurin e gjoja autonomisë së pretenduar të këtij rajoni në vitin 1914. Për më tepër që as nuk është munduar që ta fshehë.

"Në Athinë në prerjen e pitës të Shoqatës Kulturore Çatistër "Metamorfoza e Shpëtimtarit", së bashku me mikun tim të mirë Niko Zeneto. Të pranishëm ishin gjithashtu Nënkryetari i Bashkisë Ilion, Giannis Charalampopoulos dhe Nënkryetari A' i Kuvendit të Greqisë Nikitas Kaklamanis. Gëzuar të gjithëve!,"-shkruan ai, duke shënuar shkeljen e radhës që ka bërë dhe deri më tani duket se ia ka dalë pa marrë asnjë tërheqje vëmendjeje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dhimitraq Toli | Δημήτρης Τόλης (@dhimitraq_toli)

Por çfarë është Vorio Epiri?

Republika Autonome e Epirit të Veriut ishte një njësi jetëshkurtër, vetëqeverisëse e themeluar pas Luftërave Ballkanike më 28 shkurt 1914, nga minoritarët grekë që jetonin në Shqipërinë jugore (Epirotët e Veriut). Ishte planifikuar që Epiri i Veriut t'i jepej Greqisë pas luftës, por nuk ndodhi kështu. Edhe pse ideja e krijimit të Vorio Epirit ka "vdekur" politikisht prej dekadash të tëra tashmë, ende qarkullon në qarqet ekstremiste greke. Që mesa duket kryebashkiaku që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë i mbështet dhe i nxjerr dhe në rrjetet sociale si pa të keq. 

Megjithatë nuk është vetëm rasti i parë që Dhimitraq Toli bëhet protagonist i shfaqjeve nacionaliste. Edhe kur në Shqipëri erdhi kryeministri grek Kyriakos Mistotakis, Dhimitraq Toli bëri një tjetër përdhosje të simboleve kombëtare. Krahas një flamuri gjigand grek që Toli kishte vendosur në fasadën e një ndërtesa, për sy e faqe kishin shpalosur edhe një flamur të vogël shqiptar.

Fotografia bëri xhiron e rrjetit, por kryeministri Edi Rama, edhe pse ishte aty, nuk e komentoi për asnjë moment. Kryetari i Dropullit, Dhimitraq Toli, është zgjedhur pa garë në vitin 2019 si përfaqësues i Partisë Socialiste në Dropull. Por duket se ka qëllime të tjera ekstremiste që nuk kanë aspak lidhje me minoritetin, ndërkohë që ata që e kanë vendosur në atë post, Partia Socialiste, as nuk denjon që të reagojë kundër. 

dhimitraq toli dropull vorio epiri

Sondazh

Poll