Politike

Spiropali me performancë të shkëlqyer, Xhaçka me 'kryq të kuq', zbardhen vlerësimet e Ramës për socialistët

Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

16 Janar 2023, 11:29 Nga F.M
Spiropali me performancë të shkëlqyer, Xhaçka me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në selinë rozë. Mësohet se kritika ka pasur për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila sipas tij ka pasur një perfomancë të dobët, ndërsa ministrja Elisa Spiropali është cilësuar si ministrja me performancë të lartë. Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Këto mungesa, sipas tij, kanë bërë që mbledhjet herë pas here të mos zhvillohen.

rama mbledh grupin 16 janar 2023 edi rama

Sondazh

Poll