15 Janar 2023, 17:33
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i rikthehen nesër parlamentit pas pushimeve. Nesër, në orën 16:00 të së hënës do të mbahen seanca e parë për sesionin e katërt të parlamentit. Fillimisht do të mbajë një fjalim kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të bëjë një bilanc të sesionit që u la pas; e pas saj do të mbajë një fjalë përshëndetëse secili nga krerët e grupeve parlamentare. Këtu komplikohet pak, pasi deri nesër Ervin Salianji mund të mbledhë firmat e nevojshme për të shkarkuar nga detyra Enkelejd Alibeajn, në kuadër të procesit të ri të nisur brenda Partisë Demokratike.
Po ashtu, pritet të hapet procedura për Avokatin e Popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar. Pika të tjera që do të diskutohen janë; ndalimi i spiunëve në funksionet publike, e po ashtu amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja iniciativave. Demokratët duket se do të kenë për të detyrë që të ndalojnë kalimin e dy ligjeve, për të cilat edhe ata kanë dalë kundër.
Parlamenti pritet të shqyrtojë edhe ligjin për dekoratat, të kthyer 2 ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj, i pari kthim që nga marrja e detyrës si kreu u shtetit.
Ndërkohë që nga selia blu pritet një kryetar tjetër grupi, socialistët do të hyjnë në sallë +1 karrige. Kjo pasi Agron Çela do të ndërrojë vend duke u reshtuar me kolegët e tij të rinj socialistë, duke shtuar dhe numrin e mandateve në Shkodër.
kuvendi i shqiperise seance plenare 16 janar 2023
Politike
15 Janar 2023, 16:24
k.m.
GREQI- Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, e ka bërë sërish! Sot, ka publikuar disa foto nga një festë e dysh...
Politike
15 Janar 2023, 15:49
a.l
Indrit Hoxha
TIRANË- Sekretari për Emigracionin në PD e Berishës ka reaguar për protestën e banorëve të Bë...
Politike
15 Janar 2023, 14:40
I.A
Besart Xhaferri
TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka publikuar një denoncim të një nx...
Politike
15 Janar 2023, 12:20
I.A
Alfred Gega
MALIQ- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar kandidaturën e Opozitës për Bashkinë e Maliqit....
Politike
14 Janar 2023, 21:48
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji, i cili ka marrë përsipër mbledhjen e firmave të deputetevë të grupit par...
Politike
14 Janar 2023, 21:33
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji është shprehur se në kuadër të nismës së tij për të mbledh...
Politike
14 Janar 2023, 20:12
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër pas njoftimit të bërë nga Policia e Shkodrës, ku tregohej s...
Politike
14 Janar 2023, 19:56
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me nismën e mbledhjes së firmave të d...
Politike
14 Janar 2023, 13:13
A.B
Edi Rama, Vucic
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pritet të niset të hënën për në Davos, ku do të marrë pjesë...
Politike
14 Janar 2023, 12:30
A.B
Police
TIRANË- Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar bonusin nga 'Pako e Madhe'. Këtë e bëri të...