Politike

Reformë Kuvendit! Balla: Ligji për Komisionet duhet riparë, është i vjetër, dialog me Opozitën për amnistinë fiskale

Ai tha se puna me 20 deputetë në një Komision është e pamundur të zhvillohet, ndaj duhen ndarë e riparë. 

16 Janar 2023, 11:50 Nga F.M
Reformë Kuvendit! Balla: Ligji për Komisionet duhet riparë,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit në selinë rozë, Balla tha se duhet rinovuar ligji për Komisionet Parlamentare. Ai tha se puna me 20 deputetë në një Komision është e pamundur të zhvillohet, ndaj duhen ndarë e riparë. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë, reforma nga Kuvendi i Shqipërisë duhet bërë edhe në mënyrën e organizimit të komisioneve të përhershme parlamentare. Është i pamundur që procesi i punës të vazhdohet me 8 komisione, me 20 apo 22 anëtarë në mbledhje komisioni, dhe duhet të ulim numrin e anëtarëve të komisioneve duke rritur kështu numrin e komsioneve.  Na duhet që të rrisim do ta quaja unë kontrollin parlamentar, na takon ne shumicës në parlament gjithmonë që vetëm përmes dialogut me opozitën për disa ndryshime, qofshin ndryshime që lidhen me rolin në kuadër të procesit të integrimit europian, apo qofshin me transfuzimin e ndryshimeve. Ligji për komisionet hetimore parlamentare është aq i vjetër sa edhe rregulloja e Kuvendit të Shqipërisë bie ndesh me të dhe na duhet në mënyrë të menjëhershmë që në fillim të këtij sesioni që ne ta adresojmë këtë çështje.

Balla tha gjithashtu se nisma e amnistisë fiskale do të jetë një nga prioritetet e tyre dhe se për këtë gjë do të dialogojë me Opozitën.

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Kuvendi i Shqipërisë i ka votat për të miratuar çdo ligj, ka votat për të miratuar ligjet që kërkojnë 3/5 apo ka votat që kërkojnë 2/3 që është miratimi për ndryshimin e Kushtetutës. Dhe mendoj që nuk është korrekte që unë të shprehem sot pasi deputetët e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnestinë fiskale dhe mendoj që çdo deputet duhet të votojë sipas asaj që mendon dhe për atë që i bën mirë vendit dhe ligji për amnestinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit dhe mendoj që mbi çdo lloj vendimi politik të marrë nga pjesë të caktuara të opozitës, ajo që është e rëndësishme është nevoja që ka sot Shqipëria, ekonomia e Shqipërisë për të miratuar ligje të tilla. Kështu që në këtë aspekt mos u nxitoni në konstatimin tuaj të kahershëm sepse nuk janë votat. Ligji për amnestinë nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar sepse nuk e lejon kushtetuta.

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili i është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën. Në fokus ishte edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, mësohet se ë lavdëruar Elisa Spiropali, ndërsa në optikën kritike, ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

taulant balla rama mbledh grupin 16 janar 2023

Sondazh

Poll