Politike

Pasi ngjitën Korabin, Meta me kallam në dorë del për peshkim me Bes Kallakun, Presidenti: Po kapim dallgë! (FOTO)

13 Shtator 2019, 05:48 Nga DOSJA
Pasi ngjitën Korabin, Meta me kallam në dorë del për peshkim

Tiranë- Presidenti Ilir Meta pas dëshmisë në Komisionin Hetimor dhe konferencave të gjata për krizën politike, mesa duket ka vendosur që të relaksohet në fundjavë.

Pak minuta më parë ai publikoi një foto ku shfaqet me Bes Kallakun duke peshkuar. “Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë.”, shkruan Presidentit teksa ka publikuar foton.  Të dy me pantallona të shkurtra shfaqen duke peshkuar, me kallama në dorë.

Pak ditë më parë Bes Kallaku dhe Ilir Meta ngjitën malin e Korabit.  Pas ngjitjes së majës, kreu i shtetit dhe Kallaku nuk kanë nguruar që të bënin një foto dhe ta ndajnin me ndjekësit e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta për peshkim me bes kallakun ilir meta meta për peshkim me bes kallakun

Sondazh

Poll