Politike

“Shqiptarët kanë një dokument si kristal”, Berisha: Pas raportit të OSBE duhet një kryengritje

12 Shtator 2019, 19:50 Nga DOSJA
“Shqiptarët kanë një dokument si kristal”, Berisha:

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sërish sot në lidhje me raportin e OSBE. Për ish-kryeministrin raporti është i pastër si kristali dhe shqitparët duhet t’i dalin për zot.

Më tej ai shtoi se tashmë duhet një kryengritje e fortë popullore, por për të duhet të jetë paqësore.

Qytetarët shqiptarë kanë një dokument si kristal. Kanë një raport me 150 paragrafe dhe me 106 fusnota që tregon se procesi zgjedhor ka marrë fund. Tani u takon shqiptarëve që ti dalin për Zot. Dhe këto nuk janë fjalët e opozitës, por janë fjalët e ndërkombëtarëve. U takon atyre tani me kryegritje të fuqishme paqësore të përmbysin këtë regjim. Të kapitalozojnë, të jetësojnë, tu japin shqiptarëve të zgjedhin të lirë. Zgjedhejt nuk u bënë dhe këtu ka një parim universal për vendet e lira. Ka dy lloje zgjedhjesh. Zgjedhje burokratike që mbahen në diktaturë dhe zgjedhje demokratike që mbahen në vend të lira. Kushtet themelore për zgjedhje demokratike është alternativa”, u shpreh Berisha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike raporti i osbe sali berisha kriza politike raporti i osbe sali berisha

Sondazh

Poll