Politike

Veliaj gjobit ‘bishën’ e luksit, publikon Ferrarin por qytetarët i sulen: S’i plas by*a atij, e Noizyt është?

12 Shtator 2019, 21:04 Nga DOSJA
Veliaj gjobit ‘bishën’ e luksit, publikon Ferrarin por

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shihet se është gjobitur një makinë mjaft luksoze e llojit “Ferrari”.

“Bo bo bo! Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës! ?
Shiko tabelën!
Sot notën 4❌, nesër qytetar model!”– shkruan Veliaj krahas fotos ku shihet se makina është parkuar gabim.

Por qytetarët janë ‘sulur’ në profilin e kryebashkiakut dhe e kanë kritikuar për faktin që kohët e fudnit publikon vetëm gjobat që u vë makinave të luksit (Një muaj më parë publikoi një Lamborghini).

“O lali pse i posto kto makinat e mira ca do me tregu me kte ..a nk jan rob si tjeret dhe kto qe i poston sikur po beni ndonje heroizem,”– shkruan njëri.

Ndërkohë një tjetër shprehet se ai që ka një Ferrari arrin ta paguajë edhe gjobën.

“Po ku po i plas by*a ati per gjobe mer,”- shkrua tjetri.

Por dikush shprehet se makina mudn të jetë e marrë borxh për foto dhe mund të jetë e reperit Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy.

“Noizy e jotja esht ?”- shkruan një nga komentuesit duke etiketuar edhe reperin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj ferrari komentet te veliaj erion veliaj ferrari komentet te veliaj

Sondazh

Poll