Politike

“Do bllokojmë negociatat e Shqipërisë”, konfirmohet takimi Rama-Mitsotakis. Duart shtrëngohen në SHBA

12 Shtator 2019, 18:12 Nga DOSJA
“Do bllokojmë negociatat e Shqipërisë”, konfirmohet

TIRANË-  Një takim mes Edi Ramës dhe Kiriakos Mitsotakis duket se do të bëhet realitet shumë shpejt. Top Channel raportoi sot se në Greqi flitet për një takim mes dy kryeminsitrave, ndërsa mësohet se shtrëngimi i duarve do të bëhet në SHBA.

Midis takimeve të rëndësishme që përgatit Athina zyrtare në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York jane edhe ato me liderët e Ballkanit që zhvillohet në datat 24-27 shtator. 

Është konfirmuar se Kyriakos Mitsotakis do të ketë një takim midis tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Sipas medias greke, kryeministri grek pritet të takohet me homologun shqiptar, në një takim detajet e të cilit akoma nuk janë mbyllur apo konfirmuar nga zëdhënësi qeveritar, Stelios Petsas, por që konsiderohet i sigurt.

Kryeministri grek ka konfirmuar takim me presidentin turk, Tayyip Erdogan, ndërsa konsiderohet e sigurt se do të kenë dhe një takim me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Disa ditë më parë nga Selaniku Mitsotakis ka paralajmëruar Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.

Qeveria Mitsotakis ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe cilëson të rëndësishëm momentin politik deri në Tetor kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin datën për fillimin e këtyre negociatave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kiriakos mistotakis takim rama mitsotakis edi rama kiriakos mistotakis takim rama mitsotakis

Sondazh

Poll