Politike

Paralajmërimi i fortë i Berishës: Ndodhemi përballë një furtune të madhe, ja ç’pritet të ndodhë

12 Shtator 2019, 20:19 Nga DOSJA
Paralajmërimi i fortë i Berishës: Ndodhemi përballë

TIRANË– Ish-kryeminstri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim në lidhje me situatën politike në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se pakënaqësia po shënon temperatura të larta dhe se vendi ndodhet përpara një furtune të madhe.

I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli nëse kjo “furtunë” ka lidhje me krijimin e drejtësisë e re, Berisha u shpreh se nuk beson në iluzione.

Vendi ndodhet në një periudhë përpara një furtune shumë të madhe. Është një qetësi që po vlon. Është një situatë që pakënaqësia, termometri i pakënaqësisë shënon temperaturat shumë të larta.

Unë nuk besoj në iluzione, në një drejtësi të kapur.

Këtu çfarë s’po ndodh. Unë e di që gjyqtar Dritan Halluni dhe Ardian Dvorani janë të kapur me kundëter e stërkunetër.

Halluni ka liruar si të pafajshëm vrasësin e komisarit. I ka mbyll dosjen Pëllumb Gjokës për plagosje,”– tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berisha paralajmerimi i berishes sali berisha berisha paralajmerimi i berishes sali berisha

Sondazh

Poll