Politike

Marrëveshje me PS/ Basha kundër mediave: Janë sulur si hyzmeqarë të Ramës me gënjeshtra e sajesa

12 Shtator 2019, 20:58 Nga DOSJA
Marrëveshje me PS/ Basha kundër mediave: Janë sulur si

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Baasha, sot ka reaguar kundër mediave. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarësh mediash kanë vjedhur 370 milionë euro.

Më tej Basha shkruan se sot janë sulur hyzmeqarët me gënjeshtra dhe sajesa që heqin vëmendjen nga vjedhjet.

Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkuan Basha.

Numri një i PD, në një dekalratë për mediat sot ka kërcënaur deputetët që do të votonin koncensionet, në Milot-Balldre dhe Orikum Dukat. Këto dy PPP, Basha i ka quajtur vjedhje. Ndërkohë në emsionet në prime time në televizione tema kryesore ka qenë mundësia e një marrëveshje Rama-Basha. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha kunder mediave edi rama lulzim basha basha kunder mediave edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll