Politike

Berisha për herë të parë kundër Bashës: Kriza zgjidhet nëse ulet në tavolinë pa kushte

12 Shtator 2019, 20:08 Nga DOSJA
Berisha për herë të parë kundër Bashës: Kriza

TIRANË- Sali Berisha ka dalë sot kundër Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka thënë se zgjidhja për krizën politike ësthë ulja në tavolinë pa kushte.

I pyetur se cila është formula e tij që vendi ynë të mos vijojë më krizë dhe të kemi një situatë politike të qetë, Berisha tha se askush nuk duhet të ketë kushte.

Unë them të ulen në tavolinë pa kushte. Askush të mos kushte”, ishte kjo deklarata befasuese e Berishës. Po ashtu Berisha tha se ka pasur nga Gjermania tentativa për dialog.

Ndërkohë Basha dhe sot ka përsëritur thirrjen e tij se nuk mund të ketë ulje në tavolinë me Edi Ramën Kryeministër. Basha shprehet se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pas ngritjes së një qeverie tranzitore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha zgjidhja e krizes politike edi rama lulzim basha sali berisha zgjidhja e krizes politike

Sondazh

Poll