Politike

Shkarkimi i Metës, Koçijançiç: BE nuk ka asnjë koment, partitë të ulen në dialog

12 Shtator 2019, 16:09 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, Koçijançiç: BE nuk ka asnjë

TIRANË–  Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic ka reaguar në lidhje me procedurat e nisura për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në një reagim për FaxNews, Kocijancic shkruan se Bashkimi Europian nuk ka asnjë koment në lidhje me këtë shkarkim.

Ajo shton më tej se palët politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë.

“BE-ja është e vetëdijshme që u krijua një komitet hetimor për këtë çështje dhe se u mbajt seanca dëgjimore që përfshin Presidentin. Çështja u dërgua gjithashtu për shqyrtim në Komisionin e Venecias, i cili do të shqyrtojë aspektet ligjore. Hetimi dhe rishikimi i jashtëm nga Komisioni i Venecias janë duke vazhduar. Prandaj BE nuk ka ndonjë koment.

Partitë politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë, në një frymë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pa parakushte, dhe të tregojnë përkushtim të vendosur për të gjetur konsensus për një rrugë përpara.

Këshilli ka identifikuar qartë çështjet që dëshiron të shohë përpjekje të mëtutjeshme, që është ajo që Shqipëria duhet të vazhdojë të japë në funksion të diskutimit të ardhshëm nga Shtetet Anëtare të BE-së në Këshillin e Çshtjeve të Përgjithshme më 15 tetor,”- përfundoi ajo.

Ndërkohë kujtojmë se Presidenti Ilir Meta para tre ditësh ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike maja koçijançiç meta në komision ps shkarkon metën maja koçijançiç meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll