Politike

Rrëzohen dekretet/ Presidenca: Ftohet e ‘çmendura E’ të lëxojë raportin final të OSBE/ODHIR

12 Shtator 2019, 13:59 Nga DOSJA
Rrëzohen dekretet/ Presidenca: Ftohet e ‘çmendura E’

TIRANË- Pas deklaratës së ministres Elisa Spiropali,  cila sulmoi Metën nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se:  ‘ftohet e Çmendura E., për të lexuar raportin e OSBE-ODIHR, në lidhje me kushtetushmërinë e dekreteve’.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Në seancën e sotme plenare pati diskutime për Reformën Zgjedhore, ku pati debate mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës. Nuk mungoi edhe një deklaratë nga Ditmir Bushati, i cili deklaroi se kemi një sistem pa vlera. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Vjenë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali rrezohen dekretet e metes tedi blushi elisa spiropali rrezohen dekretet e metes tedi blushi

Sondazh

Poll