Sport

Solskjaer merr 3 lojtarë të akademisë kundër Crystal Palace si pasojë e dëmtimeve

27 Shkurt 2019, 13:54 Nga DOSJA
Solskjaer merr 3 lojtarë të akademisë kundër Crystal Palace

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se kriza e dëmtimeve te ‘Djajtë e Kuq’ do jetë një mundësi shkëlqimi për fubtollistët e akademisë, James Garner, Angel Gomes dhe Tahith Chong.

Norvegjezi nuk do ketë rreth 10 lojtarë për ndeshjen e sotme me Crystal Palace për shkak të dëmtimeve, ku Juan Mata, Marcus Rashford dhe Ander Herrera u dëmtuan në barazimin me Liverpoolin në fundjavë.

Ata i bashkohen dëmtimeve tjera që kanë Nemanja Matic, Antonio Valencia, Anthony Martial, Phil Jones, Mason Greenwood dhe Matteo Darmian.

Kjo e ka detyruar Solskjaer të promovojë talente trion nga akademia dhe se të tre do jenë pjesë e skuadrës kundër Crystal Palace.

Djelmoshat do na bashkohen sot.

Ata do përfshihen në skuadër. Kanë qenë pjesë e stërvitjes për një kohë shumë të gjatë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport akademia manchester united matteo darmian ole gunnar solskjaer akademia manchester united matteo darmian ole gunnar solskjaer

Sondazh

Poll