Sport

Dembele dhe Vinicius, rivaliteti i ardhshëm i ‘El Clasico’

27 Shkurt 2019, 08:24 Nga DOSJA
Dembele dhe Vinicius, rivaliteti i ardhshëm i ‘El Clasico’

Barcelona dhe Real Madrid pu hynë në një periudhë transformimi ku ‘Los Blancos’ humbi Cristiano Ronaldo-n verën e kaluar, ndërsa Barça po përgatitet për pensionimin e Leo Messi-t.

Ousmane Dembele dhe Vinicius Jr janë 2 talentet, një për secilin klub, talente që priten të marrim ekipin në shpatullat e tyre pasi secili I ka aftësitë për të ndryshuar lojën.

Shpejtësia e frikshme, gatishmëria dhe aftësia teknike mund të përcaktojnë rezultatet në ndeshjet e ardhshme të El Clasicove për vitet që vijnë.

Por ama fillimi i tyre në klubet e tyre të reja nuk ishte aspak i lehtë. Francezi e kaloi pothuajse tërë sezonin e tij të parë në shtrat shkaku i një dëmtimi të rëndë.

Në vitin e tij të dytë, kishte mungese e disipline dhe paraqitje të parregullt në stërvitje duke e vënë në dyshim perspektivën e tij në klub.

Braziliani, në ana tjetër, duhej të zhvillohej njeher në Real Madrid Castilla, para se të shpërthente me ardhjen e Santiago Solarit. Ai nuk pëlqehej aspak nga trajneri i larguar Julien Lopetegui.

Të dy lojtarët kanë stilin e lojës së tyre e kanë te driblimi, por edhe te shpejtësia, që jo rrallë herë të zhgënjen, sidomos kur skuadrat kundërshtarë luajnë në mbrojtje të ngjeshur.

Dembele është kthyer në njërin nga lojtarët më të dashur këtë sezon te Barcelona, duke luajtur në të djathtë dhe aktualisht duke e fituar betejën me Philippe Coutinhon.

Ai ka shënuar golat vendimtare si ai në Superkupën e Spanjës, ndërsa aktualisht ka 13 gola dhe gjashtë asistime.

Vinicius nuk e ka nisur sezonin me Realin. Që nga ardhja e trajnerit argjentinas, vendi i të riut në ekip është i padiskutueshëm dhe megjithëse nuk ka arritur shumë gola, ai ka tetë asistime.

Me Dembele në moshën 21 vjeç, ndërsa Vinicius është 18 vjeç. Shumë mendojnë se çfarë mund të bëjnë secili në të ardhmen.

Sot ata mund të jenë në fushë, por klubet në brendësinë e tyre kanë yjet e të ardhmes që do t’i vendosin shumë trofe.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dembele el clasico lionel messi real madrid barcelona vinicius jr dembele el clasico lionel messi real madrid barcelona vinicius jr

Sondazh

Poll