Sport

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman

27 Shkurt 2019, 13:07 Nga DOSJA
Bayern Munich ka siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman

Bayern Munich e ka nisur merkaton që tani, pasi janë gati për të shpenzuar që të sjellin gjermanin në Allianz Arena sipas informacioneve në gjermani.

Sipas Sportbild, Bayern ka arritur një marrëveshje me agjentin e Timo Werner, për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig ose verën e ardhshme, ose në vitin 2020 kur t’i mbarojë kontrata.

Bavarezët nuk kanë rënë akoma dakort për vlerën e tranfertës për gjermanin por mesa duket ata shpresojnë në një reduktim të çmimit duke marrë parasysh se i ka mbetur vetëm dhe një sezon tjetër me Leipzig.

Nëse nuk ndodh kështu, Werner më shumë mundësi do tranferohet te kampionët e gjermanisë si një agjent i lirë verën e vitit 2020.

Ndërkohë që Bayern ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Stuttgart, Benjamin Pavard për në verë, Sportbild pretendon se ata gjithashtu kanë rënë dakort me mbrojtësin e Atletikos, Lucas Hernandez.

23 vjeçari francez mund të tranferohet në Bundesligë me një vlerë prej 85 milionë eurosh, më shumë se dyfishi i tranferimit të tyre rekord që ishte Corentin Tolisso verën e 2017-ës.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern munich benjamin pavard bundesliga merkato timo werner bayern munich benjamin pavard bundesliga merkato timo werner

Sondazh

Poll