Sport

Arrizabalaga-Caballero, ja çfarë i tha spanjolli argjentinasit pas finales së Carabao Cup

27 Shkurt 2019, 09:51 Nga DOSJA
Arrizabalaga-Caballero, ja çfarë i tha spanjolli argjentinasit pas

Kepa Arrizabalaga u kofliktua ne Willy Caballero, portierin tjetër të ekipit pas humbjes së finales të Carabao Cup kundër Manchester City-t.

Kepa, i cili kishte marrë trajtim për tërheqje, refuzoi të linte fushën e lojës duke mos iu bindur trajnerit Sarri dhe të hënën u gjobit me pagesën që merr në një javë nga bordi për incidentin që nervozoi teknikun italian Sarri.

Trajneri i ‘Bluve’ komunikoi i papërmbajtur me Kepën në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes, dhe sipas raportimeve spanjolli gjithashtu ka debatuar me Caballero-n.

Dyshohet se Kepa i ka thënë argjentinasit se ai donte të qëndronte në fushë për penalltitë pasi ai ishte portier më i mirë, sipas The Sun.

Më pas 24 vjeçari i kërkoi publikisht falje trajnerit dhe shokut të tij të ekipit pasi u gjobit nga bordi drejtues i klubit londinez.

Bëra një gabim të madh me mënyrën si e menaxhova situatën. Dua të marr pak sekonda t’i kërkoj falje publikisht dhe personalisht trajnerit, Caballero-s, shokëve të ekipit dhe të gjithë klubit.

Tani e kam bërë këtë dhe dua ti ofroj të njejtën falje të gjithë tifozëve. Do mësoj nga kjo eksperiencë dhe do pranoj çdo ndëshkim që klubi mendon se është i përshtatshëm.

Trajneri Sarri duhet të vendosë nëse do i besoj sërish portierit Kepa të mërkurën ku luhet derbi i Londrës me Tottenham.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea kepa arrizabalaga mauricio sarrri chelsea kepa arrizabalaga mauricio sarrri

Sondazh

Poll