Sport

Barcelona zgjedh Ter Stegen në portë për të arritur finalen e 6 rradhazi

27 Shkurt 2019, 10:54 Nga DOSJA
Barcelona zgjedh Ter Stegen në portë për të arritur finalen

Portieri i dytë i Barcelonës, Jasper Cillesen, mendohej se do i jepte fund karrierës së tij me blaugranët verën e kaluar, po askush nuk mundi të bindte dakort me klubin katalanas.

Ndërkohë që ai është akoma pjesë e Barcelonës, askush nuk priste që Marc Andre Ter Stegen të merrte pjesë në kupën e Mbretit, por kalalunasit tani do i besojnë gjermanit për të kaluar në finale.

Shumë pak veta mund ta dyshojnë portierin gjerman pasi ai tashmë njihet si një nga portierët më të mirë në botë dhe ai ka qenë shumë i besueshëm në portë që prej ditës kur Ernesto Valverde është në krye të detyrës.

Ironikisht, Ter Stegen do luajë kundër Real Madrid, sot me dijeninë që nëse Barcelona arrin deri në finale nuk do jetë ai i cili do jetë në portë gjatë finales në maj.

Gjermani ka arritur ta mbyllë vetëm 1 herë ndeshjen pa ngrënë gol kundër Real Madrid në 8 ndeshje të zhvilluara, një statistikë jo e mirë duke marrë parasysh rezultatin 1-1 të ndeshjes së parë në Camp Nou.

Me ‘Los Blancos’ të cilët kanë arritur të shënojnë një gol shuëm të rëndësishëm në Camp Nou, kampionët e La Liga janë të detyruar të shënojnë, diçka që mund t’i obligojë që të lënë hapësira në fazën mbrojtëse si pasojë e kundërsulmeve.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona japer cillesen kupa e mbretit marc andre ter stegen real madrid barcelona japer cillesen kupa e mbretit marc andre ter stegen real madrid

Sondazh

Poll