Sport

Valverde: “Kemi detyrim të shënojmë, nuk ka variant tjetër”

26 Shkurt 2019, 19:03 Nga DOSJA
Valverde: “Kemi detyrim të shënojmë, nuk ka variant

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka bërë të qartë se klubi i Barcelonës nuk do merret me polemikat e shkaktuara nga VAR ditët e fundit.

Para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit me Real Madrid, ish trajneri i Athletic Club ka bërë me dije se lojtarët e tij do jenë të fokusuar në fitimin e ndeshjes.

Nuk ka asnjë panic në lidhje me VAR dhe ne jemi të qetë, siç e dimë polemikat janë të lidhura me çdo sport dhe kanë lidhje më shumë me individë sesa me sportin direkt.

Ne duhet të provojmë të fitojmë ndeshjen, duke konsideruar se nëse nuk shënojmë nuk do kualifikohemi.

Ne kemi detyrimin të shënojmë, nuk ka ansjë variant tjetër.

Valverde dëshiron që të festojë ndeshjen e tij të 100 me Barcelonën me një fitore me rivalët më të mëdhenj.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico ernesto valverde kupa e mbretit real madrid barcelona el clasico ernesto valverde kupa e mbretit real madrid barcelona

Sondazh

Poll