Sport

Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, policia jep njoftimin zyrtar

27 Shkurt 2019, 13:24 Nga DOSJA
Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, policia jep njoftimin zyrtar

Gjatë ndeshjes së Partizanit me Flamurtarin të shtunën e kaluar, ndodhi një incident i shëmtuar ku fotografi i klubit vlonjat, Ҫimi Ramaj, u sulmua në fushë nga disa tifozë të Partizanit.

Fotografi ka denoncuar rastin në polici, ku ndërkohë po procedohen penalisht 4 shtetasti në gjendje të cilët u identifikuan nga policia.

Deklarata e policisë.

Policia identifikon dhe procedon penalisht shtetasit, të cilët më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit:

 

Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë

Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë

B., 19 vjeç, banues në Tiranë

H., 28 vjeç, banues në Tiranë

 

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna e fotografit partizani flamurtari policia e shtetit superlige dhuna e fotografit partizani flamurtari policia e shtetit superlige

Sondazh

Poll