Sport

Trajneri Brendan Rogers rikthehet në Premier League

26 Shkurt 2019, 19:26 Nga DOSJA
Trajneri Brendan Rogers rikthehet në Premier League

Ish trajneri i Liverpool, Brendan Rogers është rikthyer në Premier League pasi do zëvendësojë teknikun e shkarkuar Claude Puel tek Leicester City.

Ka qenë vet klubi që ka konfirmuar lajmin sonte në mbrëmje, duke shpjeguar se Rogers ka nënshkruar një kontratë deri më vitin 2022.

Ai ka drejtuar ekipin skocez të Celtic që prej 26 majit të vitit 2016, ku ka fituar 2 herë ligën skoceze, por kërkoi të flasë me zyrtarët e Leicester kur ata kërkuan bisedime.

Më parë ai ka drejtuar klubin e Swansea City dhe Liverpool dhe rikthehet përsëri në Angli që prej largimit të tij nga tetori i 2015-tës.

Rikthimi i tij në Premier League do jetë me një ndeshje kundër ish klubit ku ai ka menaxhuar, pasi Leicester ndeshet në tranfertë me Watfordin ku irlandezo veriori ishte në krye të detyrës ne sezonin 2008-2009.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport brendan rogers leicester city premier league brendan rogers leicester city premier league

Sondazh

Poll