Sport

Thomas Tuchel ‘ofendoi’ lojtarët e Dortmund pas sulmit në 2017

27 Shkurt 2019, 08:58 Nga DOSJA
Thomas Tuchel ‘ofendoi’ lojtarët e Dortmund pas sulmit në

Një akuzë tepër e pabesueshme është hedhur kundër ish trajnerit të Dortmund, Thomas Tuchel ka dalë në qarkullim në Gjermani sot të mërkurën.

Më 11 prill 2017, lojtarët dhe stafi i Dortmund-it po udhëtonin në Westfalenstadion për t’u përballur me Monaco në Champions Leauge kur autobuzi u sulmua nga një paisje eksplozive.

Pavarsisht se ish mbrojtësi i gjermanëve, Marc Bartra dëmtoi krahun dhe shumë lojtarë të tjerë ishin të shokuar, Uefa mori vendimin që të shtynte ndeshjen me vetëm një ditë.

Dortmundi e humbi ndeshjen atë natë me rezultatin 3-2 dhe në atë kohë, Tuchel e shprehu zhgënjimin e tij për vendimin e çuditshëm që mori UEFA.

Gazetari gjerman Pit Gottschalk tha se Tuchel nuk ishte i shqetsuar për këtë vendim sidoqoftë, pasi mendonte si ky incident do i sillte lojtarëve energji në stadium dhe do i ndihmonte të fitonin.

Madje gazetari bën me dije se se Tuchel edhe ofendoi lojtarët e tij kur ata shprehën shqetësim për aftësinë e tyre për të luajtur atë ditë.

Mëngjesin pas sulmit, Marco Reus dhe Gonzalo Castro besohet se kanë lënë zyrën me lot në sy dhe Tuchel i ka ofenduar ata duke thënë: “Si supozohet të mund Bayernin me këta qullashë?’

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bundesliga dortmund thomas tuchel bundesliga dortmund thomas tuchel

Sondazh

Poll