Sport

Nis të rrotullohet topi për Superioren 2023. Në javën e 16-të, Vllaznia sfidon Partizanin, Tirana përballet me Laçin…

Starton Kampionati i 84-t Kombëtar i Abissnet Superiores. Do të luhen ndeshjet e javës së 16-të të ndara në dy ditë.

13 Janar 2023, 09:36 Nga DOSJA
Nis të rrotullohet topi për Superioren 2023. Në javën e

TIRANE - Sot, pas një ndërprerje 3-javore, starton për vitin 2023, Kampionati i 84-t Kombëtar i Abissnet Superiores. Do të luhen ndeshjet e javës së 16-të të ndara në dy ditë. Vllaznia do të sfidojë Partizanin kryesues në kryeqytet në orën 16:00, ku pikët maksimale janë objektiv për të dy ekipet.

“Kemi respekt për Vllazninë. Çdo ndeshje vlen 3 pikë dhe e qartë që pas pushimit ka rëndësi, pasi duhet ta nisë mbarë”,- është shprehur trajneri italian Kolela i Partizanit.

“Luajmë me një rival që ka treguar ngritje gjatë pjesës së fundit të kampionatit. Jemi në një pozicion të mesëm dhe na interesojnë pikët, është një ndeshje që të dy ekipet duan ta fitojnë”,- ka deklaruar tekniku Josa i Vllaznisë.

Ndërkohë, Tirana që e mbylli vitin me dy humbje radhazi, në fushën e Kurbinit kërkon të bëjë kthesë dhe të mundë Laçin (13:00), i cili nën drejtimin e trajnerit të ri Mezani ka ndryshuart për mire. Kësisoj pritet të zhvillohet një takim i forte dhe i vështirë, pasi të dyja skuadrat do të luajnë për fitore.

“Eshtë një skuadër që ka luajtur mirë në 3 ndeshjet e fundit dhe bëri mirë përveçse me Kukësin. Ky është një ekip në rritje. Na pret sfidë e vështirë”,- është shprehur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili vlerëson kundërshtarët e radhës.

Po të premten, për javën e 16-të, në orën 13:00, do të zhvillohet edhe sfida Bylis-Kukësi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll