Sport

João Félix debuton me të kuqe te Chelsea, Fulham fiton 'derbin' e prapambetur...

Portugezi ishte titullar, por pas 58 minutash përjashtohet. Golat e Willian dhe Carlos Vinícius, i japin fitoren 2-1 Fulhamit të një ndeshjeje të prapambetur.

13 Janar 2023, 06:45 Nga DOSJA
João Félix debuton me të kuqe te Chelsea, Fulham fiton
Andreas Pereira dhe Carlos Vinicius në fitoren e Fulham ndaj Chelseas

ANGLI - Fulham ishte efikas dhe mposhti 2-1 Chelsean në Craven Cottage, të enjten në mbrëmje, në një ndeshje të shtyrë të javës së 7-të të Premier League, për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Pa festuar, Willian (25’) hapi rezultatin në pjesën e parë. Koulibaly (47’) ekuilibroi gjithçka me fillimin e pjesës së dytë. Por ndeshja u prish për ‘blutë’ e Londrës me përjashtimin e debutuesit Joao Felix (58’), ndërkohë që Carlos Vinícius (73’) shpalli fitoren 2-1 për Fulham, i ndihmuar nga Andreas Pereira.

Nga shpresa në fatkeqësi. João Félix hyri në fushë si titullar një ditë pasi u shpall zyrtarisht si përforcim i Chelseas dhe me shpresënse ai që mund të zgjidhte problemet e skuadrës në sulm. Fanella me numër 11 ishte shumë aktive në pjesën e parë, por i goli mungoi. Pas 12 minutash në pjesën e dytë, ai përfundoi jashtë, duke i lënë ‘blutë’ e Londrës në një disavantazh numeric. Në mesfushë, portugezi me këmbën e ngritur goditi në gjurin e Tetes dhe mori kartonin e kuq.

I penalizuar nga numri i madh i lojtarëve në departamentin mjekësor, Chelsea ka një performancë shumë më poshtë pritjeve. Kjo ishte humbja e tretë radhazi (Fulham dhe dy herë nga Manhchester City) në ‘epokën’ e Graham Potter, i cili ka arritur vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit.

Dhe për t'i bërë gjërat edhe më keq, Zakaria u dëmtua dhe u desh të zëvendësohej në pjesën e dytë. Mesfushori i bashkohet Kanté, Chilwell, Loftus-Cheek, Mendy, Broja, Wesley Fofana, James, Sterling dhe Pulisic si lojtarë të munguar të Chelseas.

João Félix debuton me të kuqe te Chelsea, Fulham fiton

Tani me 31 pikë, Fulham është ngjitur në vendin e gjashtë në Premier League, duke kaluar Liverpoolin, i cili ka dy ndeshje më pak. Chelsea është ende në vendin e 10-të, me 25 pikë. Të dyja skuadrat do të luajnë sërish të dielën për Premier League. Chelsea pret Crystal Palace në Stamford Bridge dhe Fulham viziton Newcastle në St. James Park.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll