Sport

E kap policia! Sulmuesi i Newcastles po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit…

Sipas shtypit anglez, braziliani Joelinton është kapur mbi kufirin e alkoolit herët këtë të enjte dhe do të duhet të dalë në gjykatë në fund të janarit, për gjykimin e rastit.

12 Janar 2023, 20:59 Nga DOSJA
E kap policia! Sulmuesi i Newcastles po drejtonte makinën nën efektin

ANGLI - Numri 7 i Newcastle, Joelinton, është dalur, pasi u kap duke drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit këtë të enjte herët, sipas shtypit britanik. Braziliani do të duhet të dalë në gjykatë në fund të janarit për t'u përgjigjur për këtë çështje.

Pak para orës 1:20 të mëngjesit të sotëm (e enjte), oficerët e policisë ndaluan një automjet në zonën Ponteland Road të Newcastles, ku ‘shoferi’ Joelinton Cassio, 26 vjeç, rezultoi mbi kufirin e përcaktuar të alkoolit. Ai do të dalë para gjykatësve në Newcastle më 26 janar, thuhet në një deklaratë nga policia e Northumbria, transkriptuar nga kanali "Sky Sports".

Në Angli, kufiri i alkoolit për drejtimin e një automjeti është: 35 mikrogramë alkool në 100 mililitra në frymëmarrje, ose 80 miligramë alkool në 100 mililitra gjak, ose 107 miligramë alkool në 100 mililitra urinë.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, Joelinton e ka bërë të ditur te Newcastle rastin, duke pranuar se ishte pak mbi kufirin e alkoolit. Ai gjithashtu thuhet se i ka kërkuar falje klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll