Sport

Superkupa e Spanjës/ Eliminohet Betis, finalja një “El Clasico”: Real Madrid-Barça...

Për përcaktuar edhe finalisten e dytë u deshën penalltitë. Pas barazimit 2-2, katalanasit fituan 4-2 nga pika e bardhë. Të dielën, në orën 20:00, finalja për trofeun e Superkupës.

12 Janar 2023, 23:28 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës/ Eliminohet Betis, finalja një “El

ARABIA SAUDITE - Gjysmëfinalja e dytë, Barcelona - Betis, thuajse një fotokopje e saj të djeshme Real Madrid - Valencia (1-1, 4-3 me penallti). Për të përcaktuar skuadrën finaliste, sërish u deshën penalltitë.

Pas golave ​​të Robert Lewandowski (40’) dhe Ansu Fati (93’), të përgjigjur nga Nabil Fekir (77’) dhe Loren Moron (101’) për Betis, loja e rregullt, me gjithë shtesat, u mbyll në barazim 2-2.

Tek pika e bardhë e penalltisë, Barcelona u tregua më e saktë (4-2) dhe u kualifikua në finalen e Superkupës së Spanjës. Portieri Ter Stegen në dy raste priti.

Të dielën, në orën 20:00, në Riad, për trofeun e Superkupës do të kemi një “El Classico”: Real Madridin do të përballet me Barcelonën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll