Sport

VIDEO/ Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimi janë rikthyer në stërvitje…

Pasi shijuan dhjetë ditë pushim, Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimi janë rikthyer në stërvitjet e PSG-së këtë të enjte. Ata duhet të luajnë të dielën në Rennes.

12 Janar 2023, 19:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimi janë rikthyer në

FRANCE - Priteshin. Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimi janë rikthyer në stërvitjet e PSG-së këtë të enjte. “Shiko kush është këtu”,- nisi sulmuesi francez para kamerës, që po e filmonte kur hynte në fushën e qendrës stërvitore pariziane. “Ne jemi kthyer”,- tha mbrojtësi maroken.

Dy shokët e skuadrës, të cilët praktikisht nuk kishin pushuar pas Kupës së Botës në Katar, mundën të përfitonin nga dhjetë ditë pushim, duke udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Marok. Ata kanë munguar në fitoret në Châteauroux në finalen e 32-të të Kupës së Francës (1-3) dhe mbrëmë kundër Angers në ligë (2-0). Gjithsesi flitet se ata mund të luajnë sërish të dielën, në Rennes në llogari të javës së 19-të të Liga 1.

Ky ishte programi i paraqitur nga klubi kryeqytetas. Të dy lojtarët kishin rifilluar stërvitjet sapo përfundoi Kupa e Botës. Kështu ata morën pjesë në fitoren ndaj Strasburgut (2-1) dhe humbjen e pësuar ndaj Lensit (3-1), përpara se të përfitonin nga këto pushime, në kuadër të pjesës së dytë të sezonit dhe në veçanti në prag të 16-tës së Championsit League kundër Bayern Munich (14 shkurt - 8 mars).

Për udhëtimin në Roazhon Park, Parisi, i cili tashmë ka gjashtë pikë epërsi ndaj Lens në krye të renditjes, do të mund të llogarisë një grup të përforcuar dhe mbi të gjitha të tre yjet e tij, Kylian Mbappé, Lionel Messi dhe Neymar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll