Sport

Ministrja franceze e sportit “përshëndet” tërheqjen e presidentit Noël le Graët...

Ministrja e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra, përshëndeti tërheqjen e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit.

12 Janar 2023, 20:20 Nga DOSJA

Ministrja franceze e sportit “përshëndet” tërheqjen e

FRANCE - Amélie Oudéa-Castéra nuk e fshehu kënaqësinë e saj. Ministrja e Sportit përshëndeti këtë të mërkurë tërheqjen e Noël Le Graët nga presidenca e Federatës Franceze të Futbollit, pas një mbledhjeje urgjente të Komitetit Ekzekutiv të FFF. 

"Unë e mirëpres vendimin e marrë nga Komiteti i FFF-së për t'u takuar pa vonesë dhe për të vepruar,"- tha Amélie Oudéa-Castéra në një deklaratë për shtyp për AFP.  Kjo “rezulton në tërheqjen e presidentit, një hap i domosdoshëm në funksion të elementeve tashmë të njohura të qëndrimit të tij”,- shtoi ministrja, e cila kishte dënuar ashpër daljen mediatike dhe deklaratën ndaj Zinédine Zidane. 

Ministrja “mori shënim” edhe vendimin për pushimin nga puna si masë paraprake për drejtuesen e përgjithshme të FFF-së, Florence Hardouin, e cila për më tepër nuk mungoi të zbërthejë disa çështje të kaluara brenda FFF-së, ku përfshihej Noël Le Graët, tek zyrtarët e auditimin ministror, ​​raporti i të cilit duhet të jetë i disponueshëm në fund të muajit. 

“Autonomia e federatave është një realitet dhe sa herë që organet drejtuese marrin përgjegjësitë e tyre, mendoj se është një fitore për sportin francez”,- ka deklaruar Amélie Oudéa-Castéra të hënën, në një konferencë shtypi. konferencë e organizuar në selinë e ministrisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll