Sport

Djali i Ronaldinhos në gjurmët e të jatit, nis të stërvitet me të rinjtë e Barcelonës...

Siç raporton ‘Sport’, kjo lëvizje ndiqet personalisht nga presidenti Joan Laporta, edhe nëse logjikisht fjalën e fundit do ta kenë trajnerët

13 Janar 2023, 07:02 Nga DOSJA
Djali i Ronaldinhos në gjurmët e të jatit, nis të

SPANJE - A përsëritet historia? Joao Mendes de Assis Moreira, djali i Ronaldinhos, mund të luajë për Barcelonën. Ai ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por trashëgimtari i ish-numrit 10 të ‘blaugranas’ mori shansin të stërvitet me ekipin e të rinjve katalanas pas ndërprerjes së kontratës me Cruzeiro, klubi ku luajti tre vitet e fundit. 

Joao Mendes tani është 17 vjeç dhe ëndërron të ndjekë gjurmët e babait të tij, një legjendë e klubit dhe e futbollit brazilian. Siç raporton ‘Sport’, kjo lëvizje ndiqet personalisht nga presidenti Joan Laporta, edhe nëse logjikisht fjalën e fundit do ta kenë trajnerët, të cilët do ta vlerësojnë me kujdes sulmuesin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll