Sport

“Shpëtimtari” Marc-Andre Ter Stegen...(VD)

Portieri gjerman po kalon një sezon të mrekullueshëm

13 Janar 2023, 09:08 Nga DOSJA

“Shpëtimtari” Marc-Andre Ter Stegen...(VD)

SPANJE - Portieri Ter Stegen po kalon një sezon të mrekullueshëm. Paraqitjet e tij po i lejojnë Barcelonës të fitojë dhe të ruaj pikë në La Liga. Edhe të enjten, në Superkupë, ndërhyrjet e tij ishin kyçe, gjë që e çoi skuadrën katalanase në finalen e madhe kundër Real Madridit të dielën. 

Gjermani po zhvillon një sezon me rekorde të shkëlqyera dhe kundër Betisit ishte sërish lojtari kryesor i katalanasve. Paraqitjet e tij gjatë 120 minutave dhe mbi të gjitha në penallti vendosën kualifikimin.

Ter Stegen po e tregon këtë formë të mirë sportive me disa shifra mbresëlënëse. Ai ka pësuar vetëm 18 gola në 22 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon mes La Ligës, Superkupës dhe Champions League, pra me 0.8 gola për ndeshje. Përveç kësaj, ai e ka mbajtur  portën të pastër në 12 ndeshje. Gjermani po bën një pasraqitje të madhe dhe gjithçka tregon se do të hyjë në histori.

Në përballjen ndaj Betisit, në pjesën e parë, dhe me barazimin 0-0 në tabelë, Ter Stegen shkëlqeu në dy raste, në minutat 21 dhe 31. Por, pas golit të Lewandowskit ishte sërish vendimtar. Gjermani bëri një ndërhyrje të madhe me një goditje nga Luiz Henrique. Dhe në pjesën e dytë vijoi e njëjta tendencë. Ai shkëlqeu veçanërisht në minutën e 84-të kur shpëtoi me gju një goditje të Mirandës. "Do të doja të kisha më pak punë në ndeshje. Mendoj se për një vit apo diçka të tillë, kam qenë në një moment shumë të mirë",- tha Ter Stegen pas kualifikimit të skuadrës për në finale të dielën.

Në gjuajtjen e penalltive, gjermani nuk u rrudh dhe ruajti paraqitjen e shkëlqyer të të gjithë barazimit. Ai ndaloi dy penallti, të Juanmi dhe të Carvalho. Nuk është hera e parë që gjermani është kyç në ekzekutimin e njëmbëdhjetë metrave. Pikërisht, po në këtë kompeticion, në Superkupë, ai ndaloi dy kundër Real Sociedad në janar të 202-shit.

"Ajo që studion nuk është gjithmonë ajo që ndodh te penalltitë. Është gjithashtu çështje fati",- shpjegoi portieri pas ndeshjes. Me fitoren në xhep ndaj Betisit, katalanasit tashmë po mendojnë për ‘El Clasicon’ të dielën, që mund t'u mundësojë të fitojnë titullin e parë të sezonit. "Finalja do të jetë një lojë shumë e bukur. Të gjithë këtu duan t'i shohin ato lojëra dhe ne jemi të kënaqur ta luajmë atë... dhe ta fitojmë atë,"- tha portiere gjerman i katalanasve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll