Sport

ÇMENDURI! Ankandi: 2.6 milionë dollarë për biletën e... privilegjuar të miqësores dhe për të takuar Ronaldon dhe Messin…

Biznesmeni saudit ka bërë ofertën për biletën më të mirë të ndeshjes së madhe, ankandi përfundon më 17 janar.

12 Janar 2023, 19:20 Nga DOSJA
ÇMENDURI! Ankandi: 2.6 milionë dollarë për biletën

ARABIA SAUDITE - Është miqësorja që të gjithë kanë pritur të shohin, që kur Cristiano Ronaldo vendosi të pranojë ofertën e Al Nassr.

Federata saudite, më 19 janar do të formojë një seleksion miks me Al Nassr dhe Al Hilal, i cili do të përballet me Paris Saint-Germain, në një miqësore që ishte rezervuar shumë kohë përpara transferimit të portugezit.

Megjithatë kjo ndeshje do t'i gjejë dy legjendat e futbollit botëror sërish përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas tre vitesh nga ndeshja Juventus-Barcelona për Champions League (dhjetor 2020).

Dhe pikërisht këtë çmenduri të botës, e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë sauditët, të cilët nxorën në ankand një biletë të quajtur "Përtej imagjinatës", me fituesin që kishte të drejtë të shikonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit nga fusha e lojës dhe për të qenë në dhomat e zhveshjes të skuadrave, kryesisht për të takuar Ronaldon dhe Messin.

Pra, deri më sot, Musref Al Ghamdi, menaxher i përgjithshëm i grupit ‘AqarOne’, është ai që ka bërë ofertën më të mire, pasi ka ofruar 10 milionë rialë, që përkon me 2.66 milionë dollarë. Megjithatë, shuma pritet të rritet edhe më shumë, pasi ankandi përfundon më 17 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll